Sonte finalja e “Kënga Magjike”, kush do ta fitojë çmimin kryesor?

Ky vit shënon edicionin e 20-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Edhe këtë vit, kanë marrë pjesë shumë emra të njohur të skenës, prandaj është bërë e vështirë qartësia e idesë së kush do ta fitojë çmimin kryesor, shkruan Ballkani.info.

Flori Mumajesi, Fifi ft Mc.Kresha, Ronela Hajati, Aurela Gace ft Eli Fara, Rozana Radi e shumë emra të tjerë janë në garë për çmimin e madh.

Si do që të jetë, si çdo vit, edhe kësaj radhe kolegët votojnë njëri-tjetrin, prandaj nuk dihet saktë se kush do fitojë, përkundër emrave që janë më pretendent.

Kujtojmë se “Kënga Magjike” mbahet në ‘Pallatin e Kongreseve’ në Tiranë dhe sonte nga ora 20:30 fillon finalja./Ballkani.info/