Soni Malaj zbulon arsyen pse ka dy ditëlindje

Soni Malaj është një nga këngëtaret më të dashura nga publiku shqiptar. Ndonëse, ka vite në skenë, ajo është po aq në formë sa dikur. Soni është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here foto dhe video.

Së fundmi, ajo ka publikuar një Instastory ku na ka treguar se ka dy ditëlindje. Këngëtarja ka marrë një urim për ditëlindje dhe plot humor shkruan: “Kur në pasaportë është shënuar datë tjetër lindje dhe ne certifikatë tjetër, praktikisht kam dy ditëlindje”.

Kujtojmë që Soni feston ditëlindjen e saj në tetor por në pasaportë paska tjetër datë.