Soni Malaj publikon foto me të dashurin më të ri në moshë

Këngëtarja Soni Malaj është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, ku kryesisht në fokus janë aktivitetet nga një ditë e zakonshme apo ndonjë imazh me vajzën  e saj, Annën.

Së fundmi, si rrallë herë, Soni, 39-vjeçare, vendosi që të publikojë një footgrafi me partnerin e saj në Instagram.


Në një “selfie” të realizuar së bashku, çifti dukeshin mjaft të lumtur dhe të freskët në harmoni me njëri-tjetrin.

Soni Malaj është tash e sa kohë në lidhje me biznesmenin nga Tirana, Kelvinin, që është më i ri në moshë se ajo, por që daljet e tyre të përbashkëta në publik kanë qenë të rralla.