Soni Malaj ndahet nga i fejuari pas bashkëpunimit me Flori Mumajesin?

Këngëtarja, Soni Malaj është prej 6 vitesh në një lidhje që është bërë zyrtare edhe me fejesë me Klevin. Megjithëse kanë mbajtur një marrëdhënie private dhe larg syrit të medias, disa detaje janë marrë vesh për raportin e tyre.

Sipas “Panorama”, Soni dhe Klevin janë duke përjetuar një krizë në lidhjen e tyre. Vetë këngëtarja nuk ka reaguar lidhur me këto thashetheme, megjithatë sipas burimeve të tyre dyshja i ka dhënë një pauzë raportit të tyre.

Këtë vit, artistja mori pjesë sërish në “Kënga Magjike” me një baladë të titulluar “Versioni im”. Teksa po fliste për këtë projekt gjatë intervistës me Rudina Magjistarin, Malaj u pyet edhe për mënyrën se si Klevi e ka pritur atë.

Mirëpo, pavarësisht këmbënguljes së Rudinës për të marrë një përgjigje, Soni e shmangu atë.

Ajo jepte përgjigje në lidhje me familjen e saj, por jo për të fejuarin, duke bërë që të gjithë të aludojnë se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre pas plot 6 vitesh.

Këngëtarja u shpreh se nuk dëshironte të fliste për jetën e saj private, por vetëm për këngën e saj.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes dyshes që çoi edhe në prishjen e planeve për të ardhmen, siç ishte krijimi i një familjeje të konsoliduar dhe tradicionale, siç vetë këngëtarja ka rrëfyer.