Sondazhi: Qytetarët e duan Glauk Konjufcën në pozitën e presidentit

Pyper ka realizuar një sondazh lidhur me bisedimet që po bëhen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arritjen e një koalicioni qeverisës. Nga 1 mijë respodentë, 80.65% janë optimist rreth arritjes së kësaj marrëveshje.

Ndërsa, 38.51% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se është e drejtë e LVV-së për ta kërkuar edhe pozitën e presidentit, ndërsa kandidati më potencial për pozitën e presidentit nga LVV, është Glauk Konjufca.

“Së pari, vlen të theksohet se 38.51% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se është e drejtë e LVV-së për ta kërkuar pozitën e presidentit dhe kandidati më potencial nga radhët e LVV-së për këtë pozitë është cilësuar Glauk Konjufca (34.74%). Ndërkaq, se kjo e drejtë i takon LDK-së janë pajtuar 14.97% e pjesëmarrësve ku edhe kandidatja potenciale për presidente është cilësuar Vjosa Osmani (39.06%) duke u pasuar më pas nga Isa Mustafa (12.5%)”, thuhet në sondazhin e realizuar nga Pyper.

Kurse 43.8% e pjesëmarrësve në sondazh kanë konsideruar se pozita e kryeparlamentarit duhet t’i takojë LDK-së, kurse për LVV kanë thënë 29.46 %.

Sipas sondazhit të Pyper përgjegjës kryesor për mosarritjen e marrëveshjes deri tani konsiderohet LDK-ja (45.38%), duke u pasuar më pas nga LVV-ja (14.97%), ndërkaq rreth ⅕ e pjesëmarrësve konsiderojnë që të dy partitë janë përgjegjëse për gjendjen e tanishme politike, pra për mosarritjen e një marrëveshje që është me rëndësi të madhe për vendin.