Sondazhi për Junikun: Garë “fyt a fyt”, Ruzhdi Shehu e mposht Agron Kuçin


Partitë dhe kandidatët që janë certifikuar nga KQZ-ja për këto zgjedhje, tashmë kanë nisur parafushatën zgjedhore, duke prezantuar para qytetarëve programet e tyrë për katërvjeçarin e ardhshëm.

Në ndërkohë, në terren po zhvillohen edhe sondazhe se kush prin nëpër komuna. Gazeta Demos sot e ka publikuar sondazhin për Junikun, ku gara është e ashpër ndërmjet kandidatit të LDK-së, Ruzhdi Shehu dhe atij të AAK-së, kryetarit aktual, Agron Kuçi.

Edhe kjo anketë ka zgjuar interesim të madh te qytetarët, ku kanë ardhur afër 500 vota/komente, nga to të vlefshme 207, pasi që të tjerat ishin debate dhe polemika ndërmjet komentuesve.

Fitues i këtij sondazhi ka dalë kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu me 93 vota/komente apo në përqindje 44.08 %.

I dyti është Agron Kuçi, kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së edhe për mandatin e tretë me 88 vota apo 42.50 për qind.

Besart Tofaj i VV-së ka marrë 16 vota apo 7.50 për qind, ndërsa kandidati i PDK-së, Fatos Shala është renditur i fundit me 11 vota, kthyer në përqindj – 5.10 për qind.