SONDAZHI: Naim Ismajli nga PDK fiton pa balotazh në Shtime

Partitë dhe kandidatët që janë certifikuar nga KQZ-ja për këto zgjedhje, tashmë kanë nisur parafushatën zgjedhore, duke prezantuar para qytetarëve programet e tyrë për katërvjeçarin e ardhshëm.

Në ndërkohë, në terren po zhvillohen edhe sondazhe se kush prin nëpër komuna. Për të qenë në hap me këto zhvillime, Gazeta Demos ka filluar publikimin e sondazheve në llogarinë e saj në Facebook, ku qytetarët kanë mundësi të votojnë përmes komenteve për të preferuarit e tyre.

Edhe anketa e radhës për komunën e Shtimes ka zgjuar interesim të madh te qytetarët, ku kanë ardhur 551 vota/komente, nga to të vlefshme 489 pasi që të tjerat ishin debate dhe polemika ndërmjet komentuesve.

Fitues i këtij sondazhi ka dalë kandidati i PDK-së , Naim Ismajli me 266 apo 54.4%.

Pas tij vie kandidati i LDK-së, Bedri Zeqiri me 134 vota apo 27.4%.

I treti është kandidati për kryetar të kësaj komune nga LVV-së, Qemajl Aliu me 89 vota apo me 18.2%.

Gazeta Demos edhe në vazhdim do të publikojë rezultatet nga anketat e realizuara nga Facebook, andaj ndiqeni duke votuar të preferuarit e juaj.