Në emisionin “Debat Plus” ku i ftuar ishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u organizua edhe një sondazh me pyetjen se a duhet që ai të jetë sërish kryeministër. Në këtë anketë morën pjesë në votim mbi 5 mijë persona.

Nga këta 5 mijë e 730 persona, mbi 57 për qind votuan për që Haradinaj të jetë kryeministër, dhe 43 për qind votuan kundër.

Ndërkaq, Haradinaj ka parashikuar që koalicioni AAK- PSD do t’i marrë mbi 30 për qind të votave në zgjedhjet e 6 tetorit.Ai ka theksuar se AAK është rritur jo vetëm në rajonin e Dukagjinit, por edhe në pjesë tjera të vendit, raporton Gazeta Blic.“Mund të befasojmë edhe në rajonin e Anamoravës”, ka theksuar ai.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sonte se partia e tij bashkë me PSD-në dalin e para në sondazhin e fundit të realizuar 3-4 ditë më herët.

“Ne prijmë para partive tjera, pra ne bashkë me PSD-në”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, duke folur për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, kreu i AAK-së tha se do t’i afrohen 30 për qindshit, transmeton Ballkani.info.

“Ne kemi rritje të padiskutuar në Dukagjin, por edhe në Anamoravë. Në Anamoravë jemi në tavolinën e fituesve. Për shembull në Prizren jemi dyfishuar”, ka thënë Haradinaj.

loading…