Sondazhi i ri i PIPOS: VV 43.8%, PDK 21.1%, LDK 17.2%, AAK 7%

Lëvizja Vetëvendosje do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 43.8 % të votave.

Kështu e ka nxjerrë sondazhi më i ri i PIPOS që është prezantuar ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës.

E dyta në këtë sondazh ka dalë LDK-ja me 17.2 %, derisa pas saj janë PDK-ja me 21.1 % dhe AAK-ja me 7 %.

Edhe në këtë sondazh del se Nisma Socialdemokrate nuk do ta kalojë pragun me 2.9 %.