PIPOS

Sondazhi i PIPOS: Opozita do ta mposhtte VV-në në zgjedhjet e kësaj të diele

Vetëvendosje ka pësuar rënie të ndjeshme të mbështetjes nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të dielë, bazuar në hulumtimin e Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS).

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilën parti politike do të votonit”, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.9 për qind, një renië drastike krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.5 për qind. Partia Demokratike e Kosovës renditet me një përqindje të përafërt prej 20.4 për qind.

Në vend të katërt renditet AAK-ja me 9 për qind.

VIDEO BONUS: Tahiri: Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, qëllim kemi ta dërgojmë vendin në zgjedhje