Sondazhi i fundit: Vetëvendosje bie në 33%

Qeveria Kurti II mbush një vit e pesë muaj prej kur u votua nga Kuvendi për të udhëhequr me vendin. Klan Kosova, ka publikuar rezultatet nga matjet e fundit të opinionit publik, ku Vetëvendosje, ka rënë në 33.20%.

Këto matje që janë bërë tregojnë për një rënie të mbështetjes në shifra marramendëse. Nga 50.2 për qind sa i fituan më 14 shkurt, në diçka më shumë se 20 për qind aktualisht.

Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 21.6 për qind dhe PDK me 18.3 për qind. Ndërkohë, AAK arrin të ketë 10.1 për qind.

Nëse në ekuacion i fusim edhe partitë tjera, atëherë përqindja e secilës parti do të binte për 3 deri në 5 për qind, çka nënkupton se partia në pushtet është edhe më poshtë se sa që e thonë këto shifra.

Në zgjedhjet e fundit, partia e Vetëvendosjes ka pasur mbi 400 mijë vota gjë që nënkupton se ka humbur mbështetjen të madhe të votuesve.