Sondazhi i fundit, Syla: Ka po shkojnë votuesit e VV’së?

Gazetari Valon Syla ka komentuar përkrahjen e partive kosovare nga të dhënat e matjeve të kryera nga UBO Consulting.

Syla në emisionin në T7 shtroi pyetjen se: Ka po shkojnë votuesit e VV’së?

“Pak po i besoj këtij hulumtimi, nga krejt ajo që kemi pa është se VV’ja ska bo kurgjo dhe rezultati është përafërsisht qaty. Dikujt munet me iu dok rënie, por ka po shkojnë këta votues.

Votuesit e LDK’së po lëvizin, janë ata të partisë GUXO që po i kthehen LDK’së?. Partia Guxo ata kurrë ma shumë se 3.3 për quind nuk i kanë marrë nëpër sondazhe, ndërsa sot figurojnë me 1.1 për qind. Ajo cka shihet se LDK’ja dikun po i kthen votat, dhe ato votat duhet të jenë ato që i shkun VV’së në zgjedhjet e 14 shkurtit”, tha ai.

Tutje, ai thotë se një pjesë e votuesve të partisë Guxo mundet të kalojë në LDK, por megjithatë ai është skeptik për pjesën tjetër të votuesve të VV’së.

“Ajo cka po më bën në dyshim është se VV’ja ka humb dikun gati se 15 për qind, po hajde paska ra, po qajo votë ku po shkon? Po bartet qajo pjesa e GUXO te LDK. Po cka po ndodh me atë pjesën tjetër, po abstenon apo po e lëshon vendin”, tha ai.