Në sondazhin e fundit të publikuar nga UBO, ajo çfarë ra në sy ishte se votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje por edhe të Partisë Demokratike, preferojnë më së shumti koalicion me Lidhjen Demokratike.

Në sondazhin e publikuar në emisionin Debat Plus, i realizuar nga kompania UBO Consulting, qytetarët janë pyetur: “Cili koalicion qeverisës është zgjidhja më e mirë për Kosovën aktualisht?”

Përgjigjet janë ndarë si më poshtë: 22.4% preferojnë LVV-LDK-NISMA 21.4% preferojnë PDK – LDK – AAK – NISMA. 11.8% mendojnë se një koalicion LVV – PDK do të ishte më i miri. 9.4% mbështesin një opsion LVV – NISMA dhe Minoritetet. 20.0% deklarojnë se duhen mbajtur zgjedhje të reja. 15.1% nuk kanë përgjigje ose janë të pavendosur.