Sondazhi i ditës së martë: AAK shënon rritjen më të madhe, prin VV, PDK qëndron mirë, LDK më e goditura

Një sondazh si shumica e tyre e nxjerrë VV-në të parën bindshëm.

“PIPOS” ka dalur me sondazhin për zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku partia e Albin Kurtit prinë me 40.1%, e dyta është PDK me 20.8%, LDK sipas “PIPOS” humb vendin e dytë dhe zbret për rreth 10% nga 6 tetori i 2019,15.7% parashikohet t’i marrë partia e Isa Mustafës, transmeton Ballkani.info.

E AAK-ja e Ramush Haradinajt ka bërë ngritjen më të madhe në këtë sondazh, për dallim nga ai i dy muajve më parë, nga 6.8% në 8.6%.

Por një gjë që bie në sy në këtë sondazh është fuqia e vogël politike e Vjosa Osmanit nëse garon e vetme, ajo sipas “PIPOS” merr vetëm 3.2%./Ballkani.info/

I plotë: