Sondazhi i Alternativës: PDK do të dalë fituese në Skenderaj

Sondazhi i radhës i realizuar në Skenderaj, nga Qendra për Hulumtime Sociale, Ekonomike dhe Politike “Alternativa”, për zgjedhjet lokale 2021, ka nxjerr fitues kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas këtij sondazhi, mbi 58% e respondentëve kanë deklaruar se do ta votojnë Fadil Nurën e PDK-së.

Pas tij renditen Bekim Jashari me 38.33% dhe Sokol Haliti me 2.78%.

Sondazhi është realizuar me 800 respondentë të përzgjedhur në mënyrë rastësore në 11 lokacione të Skenderajt, duke përfshirë qendrën e qytetit dhe 10 fshatrat më të mëdha.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në Komunën e Skenderajt është 53 mijë e 479, numri i qendrave të votimit është 33, numri i vendvotimeve 85.

Për më shumë, shihni detajet e tjera të sondazhit: