Sondazhet e rendisin të tretin ndër demokratët Joe Bidenin

Fushata presidenciale e Joe Biden është karakterizuar kryesisht nga një seri gafesh – duke thënë se fëmijët e varfër janë “po aq të ndritshëm sa fëmijët e bardhë”, deri tek, së fundmi, kur ngatërroi Vermontin dhe New Hampshirin.

Në një sondazh të ri kombëtar, rezultatet e të cilit janë lanësuar të hënën nga Universiteti Monmouth, gjeti ish-nënpresidentin në vendin e tretë ndër kandidatët demokratë, për herë të parë.

Biden ka 19 për qind të mbështetjes, duke zbritur 13 pikë, nga 32 për qind që ai regjistroi kur sondazhi u krye për herë të fundit, në qershor, raporton Rolling Stones.

Përpara Bidenit janë Bernie Sanders, i cili ka marrë 20 për qind, me 6 pikë plus nga sondazhi i qershorit, dhe Elizabeth Warren e cila gjithashtu arrin në 20 për qind pasi fiton 15 për qind në raport me qershorin.

loading…