Solskjaeri e nis me fitore të thellë

Ole Gunnar Solskjaer e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij si trajner i Manchester Unitedit, duke shënuar fitore të thellë në udhëtim te Cardiffi.

Unitedi i Solskjaerit, që e zëvendësoi Mourinhon e shkarkuar, shënoi fitore prej 1 me 5.

Rashford, Herrera, Martial shënuan nga një gol, derisa dy herë shënoi Lingardi. Pogba bëri dy asistime në këtë takim.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Camarasa.

vendin e gjashtë Unitedi tani ka 29 pikë, e Cardiffi në vendin e 17 ka 14 pikë.