Real Madridi pret në “Bernabeu” Barcelonën për ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalen e Copa del Rey, pasi ndeshja e parë përfundoi 1-1 në “Camp Nou”.
Për këtë ndeshje trajneri Santiago Solari ka grumbulluar 20 futbollistë, që do të jenë me skuadrën në fushë dhe bankinë.
Bie në sy mungesa e Francisco Alcorcon, i cili ka patur probleme me shpinën, por që ishte rikuperuar plotësisht nga ky dëmtim. Gjithsesi forma e tij ka rënë ndjeshëm edhe nga mos aktivizimi që i ka bërë trajneri spanjoll.
Në listë nuk është as emri i Mariano Diaz, i cili mungoi në sfidën ndaj Levante, por ishte në humbjen ndaj Girona. Po ashtu mungojnë edhe Brahim Diaz e Vallejo.
https://twitter.com/realmadriden/status/1100712145426083840?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Freal-madrid-solari-perjashton-iscon-nga-el-clasico







