Solari nis me fitore te Reali

Santiago Solari ka nisur me fitore aventurën e tij si kryetrajner i Real Madridit.

Skuadra e tij fitoi lehtë 0 me 4 ndaj Melillas që garon në Segunda B, në kuadër të 1/16 së finales në Kupën e Mbretit.

Benzema, Asensio, Odriozola dhe Gonzales shënuan golat në takimin e parë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 5 dhjetor në Bernabeu.

Kjo ishte ndeshja e parë e Solarit, që pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, mori përkohësisht detyrën e kryetrajnerit te Reali.