Sokol Havolli zgjidhet Kryeshef i “Prishtina Parking”

Sokol Havolli është zgjedhur Kryeshef i Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”.

Ish këshilltari i ish kryeministrit Isa Mustafa dhe ish zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, është poentuar me më së shumti pikë nga bordi i ndërmarrjes në një proces rekrutimi që ka përfunduar sot.

Ndërmarrja ka publikuar sot rezultatet finale, në listën e ngushtë të së cilës kishin arritur Havolli dhe katër të tjerë.

Në listën e kandidatëve më të poentuar, prin Sokol Havolli me 38.75 pikë, pastaj Qëndrim Vitija me 35.25 pikë, Gazmend Rexhepi me 32.50 pikë, Ismet Rakovica me 28 pikë dhe Nexhmi Uka me 24.50 pikë.

Siç shkruhet në njoftim, kandidati potencial me mundësi zgjedhje në këtë pozitë është ai që ka fituar më së shumti pikë.