Sokol Haliti: Të gjitha çështje gjinore do të vazhdojmë t’i trajtojmë me respekt e kujdes

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vitisë në zgjedhjet lokale njëherit edhe kryetari aktual, Sokol Haliti, së bashku me kandidatet për këshilltare komunale, Argjenda Syla dhe Zejnepe Osmani në listën e LDK-së, sonte takuan gratë e qytetit të Vitisë, transmeton Ballkani.info.

Haliti tregoi se së bashku biseduan për projektet e ardhshme si dhe për çështje tjera gjinore, të cilat do të vazhdojnë t’i trajtojmë me respekt e kujdes.

“Gruaja vlerë e çmuar e shoqërisëGratë vitiase në vazhdimësi kanë dhënë prova se është vlerë e çmuar e shoqërisë.Së bashku me kandidatet tona për këshilltare komunale, Argjenda Syla dhe Zejnepe Osmani në listën e LDK-së, sonte takuam gratë e qytetit të Vitisë. Bashkëbiseduam për projektet e ardhshme si dhe për çështje tjera gjinore, të cilat do të vazhdojmë t’i trajtojmë me respekt e kujdes”, shkroi Haliti.

Postimi i plotë: