Sokol Haliti prezanton listën e LDK-së për Vitinë: E bëmë Vitinë evropiane


Sokol Haliti, kryetar aktual i Vitisë dhe kandidat i LDK-së edhe për një mandat, sonte u është drejtuar qytetarëve duke publikuar edhe listën e kandidatëve për Asamble komunale.

“E bëmë Vitinë evropiane, duke e vendosur atë në agjendat e organizatave kryesore ndërkombëtare qeveritare e joqeveritare. Ajo u bë komuna më atraktive dhe më simpatike, falë investimeve, projekteve dhe menaxhimit të drejtë të parasë dhe aseteve publike”, shkruan Haliti.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë!
Të nderuar zyrtarë, anëtarë e simpatizantë të LDK-së!
E përgjegjshme e sinqertë, konstruktive dhe e përgatitur, LDK synon të vazhdojë shërbimin ndaj qytetarëve të Komunës së Vitisë edhe për katër vitet e ardhshme.
E bëmë Vitinë evropiane, duke e vendosur atë në agjendat e organizatave kryesore ndërkombëtare qeveritare e joqeveritare. Ajo u bë komuna më atraktive dhe më simpatike, falë investimeve, projekteve dhe menaxhimit të drejtë të parasë dhe aseteve publike.
E përkushtuar për zhvillim e ndryshim, Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe në këto zgjedhje lokale, është e motivuar dhe e gatshme për të rimarrë barrën dhe përgjegjësinë e udhëheqjes.
Për këtë e ka vullnetin dhe dëshirën, por mbi të gjitha e ka dijen dhe përvojën, prandaj ka zgjedhur njerëzit më të mirë dhe më të dëshmuar për ta përfaqësuar!
Si kryetar i Degës dhe kandidat për kryetar të Komunës në Viti, kam kenaqësinë t’ju prezantojë listën fituese zgjedhore të LDK në Viti, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
1.Sokol Haliti
2.Hasan Aliu
3.Majlinda Ostrogllava
4.Besnik Ymeri
5.Ali Bajrami
6.Arta Ajeti
7.Ramadan Deliu
8.Sokol Shaqiri
9.Valentna Mehmeti
10.Ekrem Ymeri
11.Leonard Ukaj
12.Marigona Avdiu
13.Bashkim Sadiku
14.Ilir Zuka
15.Zejnepe Osmani
16.Sokol Hyseni
17.Sadie Lutfiu
18.Basri Sylejmani
19.Taibe Ibrahimi
20.Qendrim Pajaziti
21.Marigona Selimi
22.Isak Berisha
23.Besart Rexhepi
24.Arbnore Hajredini
25.Leutrim Januzi
26.Bajram Hasani
27.Gentiana Emini
28.Argjende Syla
29.Afrim Ramushi
Urime dhe suksese!
Sinqerisht i juaji
Sokol Haliti