Kandidati për kryetar të Vitisë nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti sot ka pritur në Viti, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, njofton Ballkani.info.

Haliti tregoi se edhe në këtë takim si gjithmonë Abdixhiku i ka premtuar mbështetjen e partisë.

“Sot, pata nderin t’a pres në Viti, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.Si gjithmonë, ai premtoi mbështetjen e partisë, kurse ne së bashku, siguruam mbështetjen e mëtutjeshme për të gjithë qytetarët tanë” ka shkruar Haliti.