Sokol Haliti: Në këtë mandat qeverisës, rëndësi i kemi kushtuar Shëndetësisë

Kandidati për kryetar dhe njëherëshit kryetari aktual i Vitisë nga dega e LDK-së, Sokol Haliti përmes profilit të tij në facebook ka treguar se sa rëndësi i ka kushtuar shëndetësisë.

Ai tregoi se gjatë këtij mandati qeverisës në Viti janë ndërtuar objekte të reja për tre fshatrat, Terpezë, Remnik dhe Pozheran.

“Gjithashtu është ndërtuar Emergjenca në Viti, janë bërë renovime të QMF-ve në Zhiti, Skifteraj, Sadovinë e Jerlive, Beguncë dhe Sllatinë e Epërme, po ashtu edhe QKMF “Nënë Tereza”, tha ai.

Në qytetin e Vitisë janë siguruar 3 autoambulanca për hemodializë, dhe është rritur numri i llojit të analizave( CRP, hekuri, aston).

“Janë siguruar 3 autoambulanca për hemodializë, dhe është rritur numri i llojit të analizave( CRP, hekuri, aston). Pra QKMF në Viti, është pajisur me të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore të digjitalizuara, përfshirë institucionin mobil shëndetësor për lehonat, dhe vizitat e rregullta në shkolla.!”, tha Sokol Haliti në facebook.

Postimi i plotë: