Sokol Haliti merrë përkrahje në Gërmovën e frymës rugoviane

Kryetari aktual njëherit edhe kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vitisë ka vizituar sot Grumovën ku takoi anëtarë e simpatizantë si dhe banorë të këtij lokalitetim njofton Ballkani.info.

“Në Gërmovën e frymës rugoviane, gjithmonë ndihemi mirë, sepse aty tradicionalisht LDK ka pasë përkrahje të sinqertë dhe të madhe. Në bastionin LDK-së, takuam sonte anëtarë e simpatizantë si dhe banorë të këtij lokaliteti simpatik, me njerëz punëtorë, intelektualë e artistë”, shkroi Haliti.

Gjithashtu ai tha se në shoqërimin e kandidatës së LDK-së për anëtare të Kuvendit Komunal, Marigona Selimi, me banorët e Gërmovës u përqendruam në problematikat që dojnë zgjidhje në vitet e ardhshme.

Postimi i plotë: