Sokol Dobruna rrëfen se si dhe çka u pyet nga Specialja, thotë se u përmenden Thaçi, Veseli e Haliti

E enjtja dhe e premtja e javës që shkoi, ishin të vështira për ish-kryetarin e Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Doburuna. I ftuar nga Specialja, për shumë orë me radhë, ai u intervistua nga hetuesit e Prokurorisë Speciale në zyrat e EULEX-it në Prishtinë.

Gjatë marrjes në pyetje, janë përmendur edhe emrat e udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti. Dobruna nuk e di nëse është i dyshuar apo vetëm dëshmitar.

Tregon rastet për të cilat e kanë pyetur, dhe tregon nëse u përmend “Shtëpia e Verdhë’.Dobruna në një rrëfim për KosovaPress tregon se si e mori lajmin për intervistim nga Prokuroria Speciale.Ndonëse, ende nuk e ka të qartë se në çfarë cilësie është ftuar, ai thotë se një dokument e ka parë që shkruante dëshmitar, por që nga parashtrimi i pyetjeve dhe përvoja e tij si avokat, ka dyshimet e tij, se ai mund të jetë edhe i dyshuar.

Dobruna thotë se për dy ditë intervistim kryesisht u pyet për angazhimin e tij dhe vendimet e tij në Gjykatën Ushtarake të asaj kohe, e si rast nuk ishte lënë pa u përmendur edhe ai i deputetit të AAK-së , Blerim Kuçit, të cilin e kishte dënuar me pushkatim.

Duke thënë se Gjykata Ushtarake e UÇK-së nuk ka proceduar shumë raste për shkak të kohës së shkurtër të veprimtarisë së saj, Dobruna tregon se ishte pyetur edhe për disa raste tjera në zonën e Drenicës dhe Dukagjinit.

Dobruna për KosovaPress deklaron se nga hetuesit e Speciales u pyet edhe a kishte kontakte me presidentin, Hashim Thaçi, kryeparlamentari, Kadri Veseli, e Xhavit Halitin, derisa thekson se nuk u pyet për kryeministrin, Ramush Haradinaj, i cili në kohën e luftës ishte komandant i Zonës së Dukagjinit.

Ndonëse, thotë se konkretisht për rastin e ‘Shtëpisë së Verdhë’ nuk u pyet, por kishte pyetje se a kishte vizituar Shqipërinë në atë kohë.Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna thotë se ndihet fajtor që nuk kërkoi që kjo Gjykatë tëvazhdonte punën e saj tutje.
Si i ftuar nga Prokuroria Speciale e Gjykatës Speciale me seli në Hagë beson se përmes këtij gjykimi do vërtetohet pastërtia e luftës së UÇK-së, ndonëse ka pranuar se disa shkelje etike janë bërë pas përfundimit të luftës.Dobruna thotë se konkretisht nuk është i informuar se në çfarë kohë do të ftohet përsëri nga Haga.

Përveçtij, javën që shkoi nga hetuesit e Prokurorisë Speciale në Prishtinëështë intervistuar edhe ish koloneli, Safet Syla.Kurse, të ftuar tjerë nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale janë edhe komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, ai i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, si dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazif Mehmeti, Remzi Shala e Sabahajdin Cena.