Partitë e mëdha politike ende nuk kanë publikuar listat përfundimare të kandidatëve për deputetë, përkundër asaj që sot është dita përfundimtare e dorëzimit.
Burime të Ballkanit.info brenda degës se PDK-së në Klinë kanë treguar se kush do të jenë kandidatët për deputetë të PDK-së, Dega në Klinë.
Sokol Bashota, ish-kryetari i Klinës po tenton të i hyjë garës për deputet, merr vesh Ballkani.info. PDK vazhdimisht po deklaron se nuk do të ketë kandidatë me aktakuza në listën për deputet.
Megjithatë, Sokol Bashota në maj të këtij viti është dënuar me nga 6 muaj burgim me kusht dhe dënim me gjobë në vlerë prej 1000 euro për akuzat e Prokurorisë për deklarim të rremë të pasurisë.
Madje, kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli ka propozuar dhe një pakt kundër korrupsionit që të mos ketë kandidat me aktakuza nëpër lista zgjedhore. Perpos AKR-së partitë e tjera e kanë injoruar këtë iniciativ të Veselit.
Përpos Bashotës që ende kontestohet nëse do të hyjë apo jo, Xhevdet Pantina pritet do të jetë kandidat për deputet nga Klina në listën e PDK-së. /Ballkani.info/
Chat conversation end
Type a message..







