Lideri VV-së

Socialistët e Evrropës i shkruajnë Corbynit për Brexit – mes tyre edhe Kurti

Eurodeputetë, liderë dhe anëtarë të partive socialiste i kanë nisur një letër kreut të Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, Jeremy Corbyn, për t’i treguar sa e rëndësishme është për ta që të mos e lënë Bashkimin Evropian. Mes nënshkruesve është lideri i Vetëvnedosjes Albin Kurti
Socialistët evropianë i janë drejtuar liderit të laburistëve britanikë për t’i kërkuar që të angazhohet në anulimin e marrëveshjes për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

“Ne ju drejtohemi juve që të kërkoni anulimin e vendimit për zbatimin e Nenit 50, nën dritën e opinionit të fundit të Avokatit të Përgjithshëm drejtuar Gjykatës Evropian të Drejtësisë, dhe të mundësoni që popullit t’i dëgjohet zëri para se “Brexit”-i të bëhet i pakthyeshëm. Ne shpresojmë se partia Laburiste do të kryesojë një iniciativë të tillë dhe do na bashkohet në nisjen e një programi për transformim mbarë”, thuhet ndër të tjera në letrën e publikuar nga the Guardian.

Kërkesën e drejtuar ndaj Corbyn e ka nënshkruar Kurti bashkë me disa prej deputetëve të VV’së.

Letra e plotë:

Në letrën që e ka publikuar the Guardian, përfaqësuesit e së majtës shpres

Jeremy Corbyn, miqtë tuaj socialistë evropianë kanë nevojë për ju në BE

Përmes kësaj letre të hapur në ju kërkojmë të bëni çmos për ta ndalur “Brexit”-in – dhe të bëheni pjesë e drejtimit të lëvizjes për një ndryshim progresiv në Evropë.

I dashur Jeremy Corbyn,

Po ju shkruajmë si miq socialistë dhe progresivë për t’ju thirrur në bashkëpunim për të ardhmen e kontintentit tonë.

E majta është në ringrtije përreth Evropës; kjo vërehet në lëvizjet e gjëra politike ku jemi të angazhuar. Partia juaj Laburiste, gjerësia e vizionit të saj, pasioni i gjuhës së saj, fuqia e anëtarësisë së saj, na ka sjell të gjithëve frymëzim dhe optimizëm. Për këto kemi nevojë, pasi aktualiteti nuk duket fushë me lule. Fashizmi është në ngritje brenda Evropës, i nxitur dhe i mbështetur, në mënyre implicite dhe eksplicite, nga një autoritarizëm i fuqizuar. Interesat e korporatave mbizotërojnë, të pakontrolluar nga një politikë post-ideologjike e cila e ka shteruar veten. Ndryshimi klimatik po shndërrohet në krizë klimatike, dhe ata të cilët e mohojnë po bëhen gjithnjë e më imponues.

Të gjithë kemi shumë rezervime ndaj institucioneve dominuese të Bashkimit Evropian, si dhe në lidhje me atë se si janë shndërruar gjatë tre dekadave të fundit. Besimi tek shtrëngesat financiare ka qenë ngjitës dhë është përhapur përmes kanaleve të ajrimit. Interesat e kapitalit dhe të korporatave globale kanë fituar përparësi ndaj interesave të qytetarëve. Pavarësisht pasurisë së madhe në raport me të kaluarën, pabarazitë në të gjithë kontinentin kanë ushqyer shfrytëzimin dhe pasigurinë. Dhe pavarësisht lirisë dhe aventurës të cilën ka hapur BE-ja, vdekjet në Detin Mesdhe janë dëshmi e daljes në sipërfaqe të paragjykimeve dhe frikërave të tmerrshme të reja dhe të vjetra.

Megjithatë, ne nuk jemi të gatshëm që t’ia dorëzojmë këtë projekt të madh atyre që dëshirojnë ta kthejnë përmbys. Kjo do të ishte tradhëti ndaj krijuesve të tij, vlerat e të cilëve ne i çmojmë. Më me rëndësi akoma, ne do përfundonim të dobësuar atëherë kur kemi më së shumti nevojë për fuqinë tonë, dhe të izoluar atëherë kur kemi më së shumti nevojë për solidaritet. Nuk ka përgjigje ndaj këtyre pyetjeve e cila nuk është edhe përgjigje trans-nacionale. Nuk ka se si bashkëqytetarët tanë të frustruar të ndjehen të përfaqësuar, nëse nuk dëgjohen në nivele evropiane dhe globale.

Kemi nevojë për ju në BE. Askush nuk e kupton më mirë se çfarë nevojitet – nga ligji, nga lëvizja për Unionin, nga aktivizmi – për të sjell në jetë dhe për të përmbushur ambiciet dhe ëndërrat e çdo qytetari. Kemi nevojë për ju sepse ju mund të bëheni katalizatori i një Evrope ndryshe, duke ofruar kështu momentin e ri dhe të nevojshëm për ndryshim të mirëfilltë progresiv. Kemi nevojë për njëri-tjetrin, ashtu siç kishim nevojë për njëri-tjetrin në ngjizjen e BE-së, për t’i bërë ballë sfidave më urgjente me të cilat mund të ballafaqohet njerëzimi: për të shmangur luftën; për të rritur barazinë; për të bashkëpunuar përballë kërcënimeve ndaj planetit tonë; për të kultivuar solidaritetin në mënyrë të atillë që të nxjerrim maksimumin prej tij.

Ashti siç theksojnë edhe sindikatat tuaja, është e zakonshme që në negociata marrëveshja finale të rikthehet tek anëtarësia. Ne ju drejtohemi juve që të kërkoni anulimin e vendimit për zbatimin e Nenit 50, nën dritën e opinionit të fundit të Avokatit të Përgjithshëm drejtuar Gjykatës Evropian të Drejtësisë, dhe të mundësoni që popullit t’i dëgjohet zëri para se “Brexit”-i të bëhet i pakthyeshëm. Ne shpresojmë se partia Laburiste do të kryesojë një iniciativë të tillë dhe do na bashkohet në nisjen e një programi për transformim mbarë-evropian.

Në solidaritet,

Nënshkruesit:

George Papandreou, Kryetar i Internacionales Socialiste;

Udo Bullman, Eurodeputet, Kryetar i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian;

Marc Tarabella, Eurodeputet

Boris Zala, Eurodeputet

Pier Antonio Panzeri, Eurodeputet

Ricardo Serrão Santos, Eurodeputet

Elly Schlein, Eurodeputete

Dimitris Papadimoulis, Eurodeputet

Marita Cremascoli Hellner, Eurodeputete

Eugen Freund, Eurodeputet

Paul Tang, Eurodeputet

Martina Werner, Eurodeputete

Peter Kouroumbashev, Eurodeputet

Dr Dietmar Köster, Eurodeputet

Evelyne Gebhardt, Eurodeputete

Petra Kammerevert, Eurodeputete

Mercedes Bresso, Eurodeputete

Arndt Kohn, Eurodeputet

Péter Niedermüller, Eurodeputet

Manuel Dos Santos, Eurodeputet

Josefina Sanchez Moriano, Eurodeputete

Josef Weidenholzer, Eurodeputet

Tibor Szanyi, Eurodeputet

Andrejs Mamikins, Eurodeputet

Florent Marcellesi, Eurodeputet

Vilija Blinkeviciute, Eurodeputete

Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë

Michele Emiliano, Kryetar i regjionit të Pulias

Ihar Barysau, Kryesues i partisë Socialdemokrate Bjelloruse

Aliaksey Sihayeu, Nënkryetar i BSDP

Volga Isaikina, Zëvendës sekretar ndërkombëtar i BSDP

Elke Ferner, Anëtare ekzekutive e Forumit të Gruas të PES-it

Adrian Dohotaru, Deputet në Rumani

Cecilia Gondard, PS e Francës

Fitore Pacolli Dalipi, Deputete e Kosovës

Fatmire Mulhaxha Kollcaku, Deputete e Kosovës

Saranda Bogujevci, Deputete e Kosovës

Arberie Nagavci, Deputete e Kosovës

Valon Ramadani, Deputet i Kosovës

Sami Kurteshi, Deputet i Kosovës

Shemsi Syla, Deputet i Kosovës

Drita Millaku, Deputete e Kosovës

Ali Lajci, Deputet i Kosovës

Sonja Licht, Fondi për politikë të ekselencës, Beograd

Milan Nikolic, Sociolog, Beograd

Mattheë Corr, Kryesues i Rinisë së SDLP, Irlandë e Veriut

Claudia Ëalther, Delegate e SPE

Johannes Kup, Aktivist i PES-it

Fredy Fransen, Këshilltar, Euratom

Bernd Lang, Eurodeputet

Tiemo Woelken, Eurodeputet

Rhonda Donaghey, Gratë Laburiste të Irlandës

Marie Arena, Eurodeputete

João Albuquerque, Kyetar i Socialistëve të Rinj Evropianë

Euclid Tsakalotos, Ministër i Financave të Greqisë

Doriano Dragoni, drejtues i programit, Forumi Global Progresiv

Arne Lietz, Eurodeputet

Jo Leinen, Eurodeputet

Ana Gomes, Eurodeputete

Juan Fernando Lopez Aguilar, Eurodeputet

Maria Noichl, Eurodeputet

Zita Gurmai, MSZP Hungari dhe kryetare e Forumit të Gruas të PES

Aleksander Sulejeëicz, Profesor i ekonomisë në Shkollën Ekonomike të Varshavës

Francisco Assis, Eurodeputet

Corinne Narassiguin, PS e Francës

Dan Baron Cohen, dramaturg, drejtor i teatrit komunal, teorist kulturor dhe edukator mbi artet.

Dirceu Ten Caten, PT MP-Pará, Brazil

Frauke Borst, këshilltar i SPD-së

Mario Bova, Ish-Ambasador italian në Japoni dhe drejtor gjeneral për marrëdhënie evropiane.