S’ndalen favoret për “frizerin” e Vetëvendosjes | Haxhiu ia punësoi gruan, Nagavci e bëri profesor në “Shtjefën Gjeçovi”

Ndonëse erdhën në pushtet me fjalët e mëdha kundër punësimeve me të njofshëm dhe atyre nepotike, pushteti i Vetëvendosjes po vazhdon rehatimin e miqve të drejtuesve të partisë.

Personazhi tashmë i njohur për publikun, frizeri Armend Gashi është kthyer në figurë me ndikim në Vetëvendosje për shkak të zanatit të tij, shkruan Demokracia.com.

Pasi atij iu punësua bashkëshortja në një pozitë të rëndësishme në Ministrinë e Drejtësisë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, Demokracia.com ka zbuluar se edhe vetë frizeri i Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe figurave të tjera të Vetëvendosjes, u punësua në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, si profesor i floktarisë, në një konkurs të shpallur nga ministria e Nagavcit.

Se frizeri Armend Gashi punon në “Shtejfën Gjeçovi”, këtë për Demokracia.com e ka konfirmuar edhe drejtori i kësaj qendre, Blerim Gërvalla.

“Po, është punësuar gati që 6-7 muaj diçka…, si instruktor i profilit të floktarisë”, ka konfirmuar Gërvalla për Demokracia.com.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE| Albulena Haxhiu i bën favor frizerit të saj, ia punëson gruan në Ministrinë e Drejtësisë (Dokument)

https://demokracia.com/ekskluzive-albulena-haxhiu-i-ben-favor-frizerit-te-saj-ia-puneson-gruan-ne-ministrine-e-drejtesise-dokument/embed/#?secret=sj2y8rmTsw#?secret=T03YwB9uxP

Muaj më parë kishin befasuar me stilin e njëjtë të flokëve që të dy ministret e Kurtit, Haxhiu dhe Nagavci, por ndonëse për Haxhiu dihet që është frekuentuese e rregullt e sallonit të frizerit Armend Gashi, Nagavci është treguar më “konservatore” dhe nuk ka publikuar ndonjëherë fotografi duke i rregulluar flokët e saj.

Në fotografitë që dy ministret e Kurtit postojnë në rrjetet sociale vërehet se ato shpeshherë kanë pothuajse identike ngjyrën dhe modelin e flokëve.

Vitin e kaluar, në muajin shtator, ministrja Arbërie Nagavci së bashku me kryeministrin Kurti e kishin promovuar “zanatin” e frizerit në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, ku për herë të parë kishte nisur implementimi i mësimit dual në drejtimin e Floktarisë.

Në fotografitë e publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, afër ministres Nagavci dhe kryeministrit Kurti shihet edhe frizeri Armend Gashi, i cili i “qeth” me radhë në Vetëvendosje.

Po aty Kurti tha se ndjehej i kënaqur që këtë vit shkollor arsimi dual po pilotohet për herë të parë me 5 klasë të nxënësve të klasave të 10-ta, në profilet: Floktari, Kuzhinier, Asistent i mikpritjes hoteliere dhe Murator.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci, gjatë asaj dite po ashtu vizituam edhe njërin nga sallonet në të cilin nxënësit do ta kryejnë punën praktike përmes arsimit dual.

Lidhur me punësimin e frizerit Armend Gashi në këtë shkollë, Demokracia.com ka dërguar pyetje edhe në MASHTI, por nga ministria e Nagavcit deri në këto momente nuk kanë kthyer fare përgjigje.

Se pushteti në Kosovë i ka kthyer në njerëz me shumë ndikim frizerët, dizajnerët e artistët e grimit, kjo nuk është më lajm befasues.

Demokracia.com në vazhdimësi ka raportuar për këtë dukuri.

Madje, edhe fotografia zyrtare e presidentes Vjosa Osmani është përzgjedhur nga një artiste e grimit.

Fjalët e frizerëve dhe vlerësimet e tyre për qeverisjen e Albin Kurtit janë pjesë e intervistave të eksponentëve të pushtetit edhe në paraqitjet e tyre në televizionin publik