Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në Turqi

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se snajperistët e FSK-së kanë arritur rezultate të larta në Turqi.

Në njoftim, thuhet se ekipi i FSK-së në garën “Best Sniper Competition 2023”, është vlerësuar për bashkëpunim dhe ndërveprueshmërinë me pjesëmarrësit në garë, raporton teve1.info

“Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës pjesëmarrës në Garën “Best Sniper Competition 2023” që u mbajt në Egirdir të Republikës së Turqisë, në shkollën Komando të realizuar nga data 29.05 – 09.06.2022, ka arritur rezultate të larta dhe është vlerësuar për bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërin me pjesëmarrësit në garë”, thuhet në njoftim.

FSK-ja ka bërë të ditur se kjo garë çdo vit mbledhë shume ekipe nga shtete të ndryshme të botës për të garuar me ekipet e tyre speciale të snajperistëve, kjo garë përveç qëllimit garues  kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja nga snajperistët pjesëmarrës.

“Gara u zhvillua në disiplina dhe skenarë të ndryshëm shume sfidues bazuar në situata reale. Ekipi i FSK-së, tregoj një përkushtim dhe profesionalizëm shumë të lartë duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze FSK-në dhe shtetin e Kosovës”, thuhet më tej.