Einxhel ka diskutuar sërish rreth Donaldit me banorët.
Ajo u ka rrëfyer Ilirit dhe Arjolës, se si ndihet ajo për Donaldin.
Sipas saj nuk ndihet aspak mirë kur Donaldi largohet nga ambienti ku Einxhel ndodhet.
Përtej të gjitha debateve dhe fjalëve të rënda që ata i thanë njëri tjetrit, kjo gjë Einxhelit nuk po i duket e arsyeshme.
Donaldi dhe Einxhel kanë pasur debate tejet të ashpra mes vete, pothuajse më të ashprat e këtij edicioni.
Donaldi pas këtyre debateve ka qëndruar më i heshtur dhe larg të tjerve, ndërsa Einxhel ka diskutuar gjatë gjithë kohës me banorët për Donaldin.







