Smakiqi pyetje publike për bordin e përkohshëm të Postës: A e dini çka është konflikti i interesit?

Ish-kryeshefi i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, ka pyetue Bordin e Përkohshëm të kësaj ndërmarrje se si e komentojnë kërkesën e u.d ktyeshefit te ri për kompensim të 25 mijë eurove nga insititucioni që e udhëheqë.

U.D i kryeshefit, Rafet Jashari, ka paditur Postën per nje kontest ne lidhje me poziten e tij te me parshme, e per këtë Smakiqi ka pyetur Bordin e Përkohshem se a është konflikt interesi “kjo çka po kërkon Jashari”.

Postimi i plotë i Smakiqit në Facebook:

Disa pytje për Safije Besenin Kryesuese e Bordit te Perkoheshem te Drejtoreve te Postës së Kosovës dhe Sebahate Krasniqin Kryesuese e Komisionit te Auditimit ne Bord.

1. Znj. Safije Beseni si e komnetoni caktimin e U.d.Kryeshefit Ekzekutiv Rafet Jashari si Padites i Postes ku kërkon rreth 25 mije euro qe ta udhëheq te Padituren Postën e Kosovës?

2. Znj. Safije Beseni dhe znj Sebehate Krasniqi: A përbënë konflikt te intersit direkt ne fakt dhe në dukje qe nje Padites i Nderrmarrjes Publike te udhëheq në poziten e Kryeshefit Ekzekutiv te Padituren e vet Postën e Kosovës siç ju e keni caktuar me 03 Qershor 2021 Rafet Jasharin?

3. Znj. Safije Beseni dhe Znj.Sebahate Krasniqi si mundet te jete Zyra Ligjore ne kete situate objektive per perpilimin e ankeses ndaj vendimit te paditesit kur Drejtori dhe zyrtaret Ligjor te Postës jane vartës te Paditesit- Rafet Jashari?

4. A ka ndodhur ndonje rast ne tjerat Nderrmarrje Publike qe te caktohet ne poziten e Kryeshefit Ekzekutiv nje padites i Nderrmarrjes Publike ku rastin e ka në proces gjyqësor?

5. A keni kërkuar opinon ligjor nga Njësisa apo Sekretari i Korporates për këtë konflikt të interesit direkt dhe me pasoja per Postën e Kosovës.

6. Valon Fana dhe Visar Prebreza, a keni lexuar nenet e ligjit per Konfliktin e Intersit nenin 6, 7.8 etj.. dhe Ligjin Per Nderrmarrjet Publike nenin 15, 17 dhe nenin 21? BIRN dhe Jeta Xharra janë “objektiv” nuk tolerojne kesi situata te konflikitit te interesit ne Nderrmarrje Publike? Nje emision debatues e meriton ky ngarkim i pa ligjshem ne krye me Safije Besenin apo jo?