Smakiqi: Limaj më tha se do ta nxjerr Drenicën nga balta, dhe ia doli

Kandidati për deputet nga NISMA, Xhevdet Smakiqi ne nje fjalim sot ne Skenderaj, ku kjo parti kishte aktivitet te fushates, mbajti nje fjalim duke treguar per karriren e tij politike.

Smakiqi tregoi se Limaj e kishte emeruar keshilltar, e pas pak dite i kishte kerkuar ta nxirrte Drenicen nga balta, e Limaj i kishte thene jo vetem Drenicen, por krejt Kosoves.

Smakiqi ka thene se Limaj ja ka dale.

Postimi i plote i Smakiqit:

I nderuar Kandidatë, për Kryeminister te Kosovës Fatmir LIMAJ

Mirë se erdhe në zemren e lirisë siç ju e quani Skenderajin.

I nderuar Kryetar i Keshillit Kombëtar Prof.Doc.Jakup Krasniqi, mire se erdhet ne vendlijen tuaj Drenicen e Adem Jasharit.

Te nderuar anetar te Kryesise Qendrore te NISMA

Te nderuar kandidate per deputet,

Te nderuar

Simpatizantë, anëtarë te Këshllit Kombatar te Deges, anëtarë te Kryesisë, Nenkryetare znj.Merita Dervishi, Nenkryetare znj.Adelina Gjinovci, Sekretar ztr.Afrim Kabashi , Sekretare Aeminstrative znj.Shpresa Loehi dhe Kryetar Shekip Fazliu,

Zonja dhe zotrinje,

Para se me i than disa fjale për programin tonë si koalicion NISMA AKR PD, dua të ndaj me ju disa momente të përvojes time me Kryetarin LIMAJ.

Ishte po ky ztr.Limaj i cili mua ma rrëmbeu zemren dhe me brymosi me motiv qe të merrem me politikë por te mençur e te urtë e këmbëngulëse.

Kur me emëroj mua Keshilltar Ligjor në Ministrinë e Transportit 8 Janar 2008, pas nja 3 ose 4 dite i thash dua me ma aprovuar nje kërkesë tha fole Xhevd, thash Asfaltimin e Rruges Likofc, Obri Murgë, qeshi tha jo veç Obrine por krejt Drenicen do ta nxjerrim nga Balta, dhe ky udhëhqes i jonë i’a doli.

Isha prezentë një herë tjetër kur Ahmet Shala, ish Minister i Financave, i tha ztr.LIMAJ s’ka buxhet per rruget e fshatrave, ky por Fatmir Limaj ju pergiigjë ka edhe fortë bile dhe u rregullua kerkesa jetike per banoret e mbi 1000 fshatrave te Kosoves.

Janë vetem këto nga disa prej shumë punëve te mëdha qe Kryetarin Tonë Ztr.Fatmir Limaj e dallojnë prej te tjerëve.

Sot te nderuar anetarë te NISMA, Ne jemi ndryshimi ja pse?

Ne jemi Bashkenpershtetin

Ata Bashkeper Kuleten

Ne Bashkpershtetin

Ata Bashkeper Dreqin

Ne Bashke për puntorin

Ata Bashke për veten

Ne jemi bashke për pagen minimale mbi 250 euro..

Ata jane bahshkë për shklejen e te varfërve

Ne Bashke për pensionsitin

Ata Bashke për veten e tyre

Ne Bashkë për shtesat e femijëve

Ata Bashkë për veten e tyre

Ne Bashkë per rritjen e kombit

Ata Bashkë per ikjen e te rinjeve

Ne Nashkë për drejtesinë

Ata Bashkë për pa drejtsinë

Ne Bashkë me bindjen tuaj

Ata Bashkë për joshjen tuaj

Ne Bashkë për besimin tuaj

Ata Bashkë për mashtrimin tuaj

Ne jemi Bashkë për mendimin e veprimin

Ata jane Bashkë për zhurmën e dështimin

Ne nuk jemi thjeshtë siç kanë merak te ju thojnë zeri i juaj se fundja zeri ban vetem zhurem, por ne NISMA jemi zgjidhja e problemeve te Kosovës dhe ju qytetare te dashur.

Andaj me 06 Tetor 2019 ju nuk e shitni besimin dinjitetin e te ardhmen tuaj ju jeni Shteti, ju jeni Kosova ju vendosni te lirë e me bindjen tuaj.

Ju me 6 Tetor 2019 e siguroni ndryshimin fitoren e tuaj fitoren e Kosoves, Fitoren e Shtetit me Kryeministër Fatmir Limaj i deshmuar i pa lodhur i gateshem dje,sot dhe neser.

Me Fatmir LIMAJ ju jeni te sigurt perballë Serbise në Dialog, te sigurt në sundim te ligjit, zhvillimit ekonomik e punësimit te rinisë tonë.

110 herë ju besoi
110 herë besoniNISMAs
110 herë ju kemi obligim
110herë ju falenderojmë

Urime !

Ju faleminderit