Smakiqi: Ligji për Fondin Sovran duhet dërguar në Kushtetuese

Avokati Xhevdet Smakiqi, ka thënë se Ligjin për Fondin Sovran, të miratuar në seancën e natës së sulmit fizik të ndodhur në kuvend, duhet dërguar patjetër në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Smakiqit, neni 48 i Ligjit për Fondin Sovran tashmë të miratuar, siç tha ai, me urdhër të Dejona Mihalit dhe kryeministrit Albin Kurti, e përjashton Ligjin e Prokurimit nga shpenzimi i fondeve publike të Ndërmarrjeve Publike Qendrore dhe Minierave.

“Prandaj ky neni 48 ua mundëson Klanit ZdraVVo të bëjnë rrush e kumbulla miliarda euro pa tenderim publik me negocim direkt dhe njëburimor”, tha Smakiqi, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se opozita e ka detyrim që këtë ligj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tij, hilja e madhe e korrupsionit fshihet në nenin 48 të tij.