Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili është pretendent edhe për një mandat në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, e ka prezantuar kandidaten për Asamble, Sabrie Vuçitërnën, studente e Kimisë Inxhinierike dhe e muzikës.

“Sabrie Vuçitërna nga Rahoveci, studente në FSHMN në Prishtinë, në drejtimin Kimi Inxhinierike dhe njëherësh studente e drejtimit të muzikës në kolegjin universitar AAB, tashmë është pjesë e ekipit të fitores së madhe të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025. Sabria është një e re, 22 vjeçare, që ka vullnet të madh për të përfaqësuar qytetarët e Rahovecit. Ka shprehur gatishmërinë e plotë të jetë kandidate në listën e AAK-së për Kuvendin Komunal, për të rrugëtuar së bashku dhe për t’iu shërbyer qytetarëve tanë”, ka shkruar Latifi.

Sipas tij, Sabrie Vuçitërna ka të ardhme të qartë, është pjesë e një familjeje që i ka dhënë luftës çlirimtare. Babai i saj, Milaim Vuçitërna, është veteran i luftës së UÇK-së dhe tash shërben me përkushtim në policinë e shtetit tonë.

“Familja e gjerë Vuçitërna, familjet me këtë mbiemër, sikurse edhe familja e Sabries, përfaqësojnë vlerat më të mira të punës, të kulturës, të ndershmërisë, të kontributeve të shumta për atdheun dhe për çlirimin e tij, vlera të qytetarisë e të përkushtimit për shoqërinë e për të mirën e përbashkët”, ka shkruar tutje kryetari Latifi.

Postimi i plotë: