Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se një strategji konkrete, e cila tashmë do të nisë zbatimin si pilot-projekt, është pajisja me dronë për spërkatje të sipërfaqeve me të mbjella.

“Në të ardhmen e afërt, qeverisja jonë lokale do të nisë mbështetjen e gjerë për bujqit e komunës për sigurimin e këtyre dronëve, ku ne do ta mbulojmë 80% të kostos, ndërsa vetë fermerët do të marrin pjesë me 20%”, ka shkruar Latifi.

Ai ka vizituar sot “Daka Ëine”, me pronar Gazmend Daka; “BioPak Sh.P.K”, me pronarë Ismet, Nusret dhe Bejtullah Haxhimurati dhe “Kosova Ëine”, me pronar Nasib Shehu, ndër të tjera tema, siç thotë ai, është diskutuar edhe për këtë projekt, i cili u mirëprit si një zgjidhje efikase për vreshtarët dhe përpunuesit e kulturave të tjera të prodhimtarisë bujqësore.

“Vetëm këto tri verari punësojnë dhjetëra punëtorë, bashkëpunojnë me qindra fermerë, grumbullojnë qindra mijëra kilogramë rrush çdo vit dhe eksportojnë sasi të madhe verë e raki në BE e më gjerë. Rahoveci do të vazhdojë të mbështesë vreshtarët, kultivuesit e verës, rakisë, perimeve dhe të gjithë bujqit tanë, sepse puna e tyre është krenaria jonë dhe e ardhmja e komunës sonë”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë: