Smajl Latifi i mbath çizmet dhe del në terren për parë dëmet nga shiu dhe breshëri

Mbrëmjen e së martës dhe të mërkurës në Kosovë pati reshje të konsiderueshme të shiut, të shoqëruara me breshër e rrufe. Si pasojë e tyre, ka pasur edhe dëme të mëdha në kulturat bujqësore.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Rahovec, ku bujqit tashmë kanë mbjellë kulturat bujqësore.

Në disa pamje të dërguara nga Krusha e Madhe, një bujk rrëfen se ka mbetur pa të mbjella dhe se ato ia ka shkatërruar breshëri.

Sonte në terren ka dalë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Postimi i Latifit:

Rrebeshet intensive, vërshimet dhe breshëri, sot pasdite përsëri kanë përfshirë komunën e Rahovecit.

Zonat më të prekura nga breshëri janë: Zaqishti, Retija, Hoça e Vogël, Brestoci, Nagaci dhe Krusha e Madhe.

Krusha e Madhe aktualisht është duke u përballur edhe me vërshime, ku bashkë me drejtorin e bujqësisë, kryesuesin e Kuvendit Komunal, ekipet e emergjencave dhe bashkëqytetarë vullnetarë jemi ende në terren.

Nesër pritet të formohen komisione të veçanta të vlerësimit, pasi që dëmet më të mëdha janë në bujqësi e mbase edhe në amvisëri. Po bëjmë çka është e mundur si komunë, dhe pas vlerësimit të dëmeve, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve.

Disa nga zonat që janë në pjesët e rrafshta dhe si pasojë e kullimit të ujit nga disa pjesë kodrinore, janë prekur nga vërshimet edhe disa nga kulturat bujqësore e sipërfaqe jo të vogla janë dëmtuar e nën ujë.

Shpresojmë që reshjet do të ndalen dhe i t’i kthehemi normalitetit.

Për më shumë ju lus t’i shihni pamjet.