Atë që e kishte premtuar edhe e realizoi. Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se tashmë parkingu mbitokësor në sheshin qendror është përfunduar tërësisht, që nga shënjimi e deri te ndriçimi.
“Pamje të parkingut mbitokësor në sheshin qendror, i cili është i shënjuar, ka ndriçimin publik, me gjithsej 105 vende e që 4 prej tyre janë për personat me nevoja të veçanta”, ka shkruar Latifi.
Sipas tij, së shpejti do të lëshohet në përdorim edhe parkingu nëntokësor me standarde të larta, me diku 90 vende dhe me të gjitha elementet e tjera përcjellëse.
Postimi i plotë:







