Me miratimin e degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi zyrtarisht synon mandatin e katërt si Kryetar i Rahovecit.
Latifi ka udhëhequr më shumë sukses komunën e Rahovecit dhe tashmë ka fituar besimin që ai meriton të vazhdojë të jetë në krye të kësaj komune, andaj edhe ka marrë besimin e kryesisë së AAK-së në Rahovecë për të kandiduar edhe një mandat.
Postimi i plotë:
Me miratimin e degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi zyrtarisht synon mandatin e katërt si Kryetar i Rahovecit!
Qytetarë të dashur të Rahovecit,
Pas tri mandateve të frytshme dhe përparimesh të prekshme, Smajl Latifi, kryetar aktual i komunës së Rahovecit, me mbështetjen e Degës së AAK-së në Rahovec, kandidon sërish për t’i dhënë vazhdimësi zhvillimit tonë.
Le të vazhdojmë së bashku këtë rrugëtim drejt një Rahoveci më të fortë, më të pasur dhe më frymëzues!
Bashkimi ynë është çelësi i fitores. Me Smajl Latifin në krye, ardhmëria e Rahovecit është në duar të sigurta.
Na priftë e mbara!







