Slogani i takimit Kosovë-Shqipëri: Bashkë pa kufi

Pas pak pritet të fillojë mbledhja e përbashkët e dy Qeverive shqiptare në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, tashmë ka publikuar fotografi ku shihet se janë nisur drejt Tiranës.

Ndërkohë zëvendëskryeministrja e Kosovës nga radhët e NISMA-s, Albulena Balaj Halimaj, ka publikuar pamje të tryezës së rrumbullakët ku do ulen përfaqësuesit e dy Qeverive.

‘Bashkë pa kufi. Në një rajon pa kufi’, shkruan në mes të tryezës.

Mbledhja e dy qeverive pritet të fillojë në orën 12:45.

Janë tri marrëveshje më të mëdha që pritet të nënshkruhen. E para është dogana në Durrës [për Kosovën], linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.

Të dyja vendet kanë nënshkruar disa marrëveshje ndër vite me njëra tjetrën, por qe janë karakterizuar me moszbatim.