Sllovenia arreston 69 imigrantë në kufi, disa prej tyre janë nga Kosova

Policia sllovene ka ndaluar dhe arrestuar 69 imigrantë të cilët po tentonin të kalonin në mënyrë ilegale kufirin me Kroacinë në 24 orët e fundit.

Shumica nga ata që u ndaluan, 48, ishin nga rrethi i Koper, Ilirska Bistrica dhe Piran, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Pakistani, Bangladeshi, Afganistani, India dhe Turqia.

Mediat sllovene shkruajnë që disa nga të arrestuarit janë nga Republika e Kosovës.

Vetëm disa imigrantë kanë kërkuar azil në Slloveni, ndërsa pjesa tjetër janë dorëzuar në duart e autoriteteve kroate, transmeton Indeksonline.

Ministria e Brendshme e Sllovenisë kanë treguar se deri më tani në vitin 2019-të, 5345 persona janë kapur duke e kaluar në mënyrë ilegale kufirin me Kroacinë.

loading…