Sllovakia kundër shkëmbimit të territoreve, Lajçak jep propozim për zgjidhje Kosovë – Serbi

Miroslav Lajçak beson se dialogu është mënyra e vetme që mund të sjellë një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak beson se dialogu është mënyra e vetme që mund të sjellë një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të veprojnë dhe të marrin vendime për fqinjësi të mirë dhe përmirësim të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një intervistë për “Tanjug”, Lajçak ka dhënë qëndrimin e Sllovakisë kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Sllovakia nuk e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve dhe shënimit të vijave kufitare përgjatë vijave etnike. Ne besojmë se një koncept i tillë nuk ishte real as në të kaluarën, dhe nuk do të jetë i tillë as në të ardhmen”, u shpreh ai.