“S’lexoj sa Albini” – Melihate Tërmkolli tregon pasionin për librin

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ishte e ftuar në emisionin “Natë Vere” në T7. Aty ajo dha shumë detaje rreth jetës së saj.

Ndër të tjera, Tërmkolli tregoi se ka pasion leximin e librave.

“Leximi është ushqim i trurit”, tha Tërmkolli ndër të tjera.

Por “s’lexoj sa Albini”, tha ajo me shaka për kryeministrin Albin Kurti.

“S’mund të pretendosh me qenë në politikë dhe të  jesh larg rrjedhave edhe në letërsi, shkencë e filozofi. Janë të gjitha pjesë që e kompletojnë një personalitet”, theksoi ajo.

Ajo tregoi se edhe në rastet më të vështira kanë qenë librat ato që e kanë ndihmuar.