Slavko Simiq, më i votuari te Lista Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 438 mijë e 334 vota.

Lista Serbe ka marrë 44 mijë e 404 mijë vota apo 5.06% dhe do të ketë 10 deputetë në Kuvend.

Nga kjo parti deputeti më i votuar është Slavko Simiq me 19 mijë e 728 vota, i dyti renditet Igor Simiq me 19 mijë e 263, kurse Miljana Nikoliq renditet e treta me 18 mijë 348 vota.

Rezultatet përfundimtare mund t’i gjeni KËTU.