“SkySports” vendos Dresheviqin në 11-shen më të mirë të të rinjve në Evropë

Duke u bazuar në statistikat e 34 ndeshjeve në ligë, talenti kosovar i Heereenvenit, Ibrahim Dresheviq, ka arritur të hyjë në formacionin e mediumit prestigjioz britanik “Sky Sports” për futbollistët e rinj në Evropë.

Qendërmbrojtësi kosovar në 10 paraqitjet e këtij sezoni në Eredivisie të Holandës ka realizuar dy supergola nga distanca.

Për herë të parë, 22-vjeçari u paraqit edhe për Kosovën, në miqësoren me Gjibraltarin në muajin tetor.

Në përshkrimin e “Sky Sports” për përfshirjen e Dresheviqit në mesin e të rinjve më të mirë në Evropë thuhet se “ai ka hyrë në 11-shen startuese me dy golat nga distanca – përfshirë një gol që garon për golin e vitit ndaj Feyenoordit – dhe ndihmën që ekipi i tij të mbajë katër herë portën e paprekur në Eredivisie”.

Formacioni i futbollistëve më të mirë nën moshën 23-vjeçare përbëhet nga:

Portier: Predrag Rajkoviq (Reims)

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Caglar Soyuncu (Leicester City), Ibrahim Dresheviq (Heereenven), Clark (Vitesse)

Mesfushorë: Amine Harit (Schalke), Lisandro Martinez (Ajax), Mason Mount (Chelsea)

Sulmues: Donyel Malen (PSV), Tammy Abraham (Chelsea), Timo Werner (Leipzig)

loading…