Sky Sports: Xhaka i gatshëm për ta firmosur kontratën e re me Arsenalin

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është afër arritjes së marrëveshjes për ta firmosur kontratën e re me klubin, ka njoftuar “Sky Sports” të martën.

28-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023 dhe ishte i lidhur me një transferim te Roma gjatë kësaj vere. Mirëpo, Arsenali asnjëherë nuk e pranoi ofertën e Romës për Xhakën. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e sheh Xhakën, i cili sezonin e shkuar pati 29 paraqitje në Premier League, si lojtar të rëndësishëm për sezonin e ri.

“Xhaka do të mbetet. Ai kërkoi të luante dhe është një lojtar i rëndësishëm për ne”, tha Arteta para miqësores kundër Chelseat, që e humbi të dielën e shkuar.