Në Turqi

Sky News: Trupi i copëtuar i gazetarit është gjetur në bahçen e konsullit arab

Trupi i gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi është gjetur në bahçen e rezidencës të konsullit të Arabisë Saudite në Stamboll, ka bërë të ditur një burim anonim për “Sky News”.

Një burim i “Sky News” thekson se trupi i Khashoggit është “coptuar”, kurse fytyra e “paprekur”.

Më herët, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi para parlamentit se trupi i gazetarit të vrarë ende nuk është gjetur dhe ka kërkuar nga Arabia Saudite që të zbuloi se ku gjendet, transmeton Ballkani.info.

“Pse trupi i dikujt, për të cilin zyrtarisht është konfirmuar se është vrarë, ende nuk është gjetur”, ka thënë Erdogan.

“Sky News” thekson se aktualisht nuk ka informacione të reja për audio-incizimin i cili është në pronësi të autoriteteve turke, dhe i cili tregon për vrasjen e dhunshme të Khashoggit dhe coptimin e trupit të tij. /Ballkani.info/