Njihuni me Isak Heartstone, gjigantin e drunjtë i cili është krijuar nga artisti danez, Tomas Dambo, me ndihmën e disa vullnetarëve, transmeton Ballkani.info

Skulptura është pjesë e serisë së 40 gjigantëve të drunjtë, të cilët ndodhen në natyrë nëpër të gjithë botën.

Pas të shumtave diskutime që janë zhvilluar në qytetin Breckenridge, këshilli i qytetit ka votuar për largimin e këtij arti. Ndër arsyet e përmendura ishin çështjet me trafik, parking dhe plehra si rezultat i rritjes së vizitorëve për të parë tërheqjen popullore.

Me punën e tij, Dambo fton hikerët të eksplorojnë natyrën dhe të gjejnë këto skulptura të mrekullueshme. Artisti ka realizuar më shumë se 3,500 skulptura të ndryshme nëpër botë. /Ballkani.info/