Skocia dhe Uellsi rihapin restorantet dhe dyqanet, rinia feston me raki!

Skocia dhe Uellsi i kanë rihapur restorantet, kafenetë dhe dyqanet jo esenciale, duke shënuar fazën tjetër të një relaksimi gradual të kufizimeve të koronavirusit.

Në Skoci, restorantet mund të shërbejnë ushqim, por jo alkool në ambiente të mbyllura deri në orën 20:00 dhe ata mund të shërbejnë ushqim dhe alkool jashtë pa kufizime. Dyqanet, sallonet e  bukurisë, muzet dhe galeritë gjithashtu u rihapën dhe iu lejohet qytetarëve të rezervojnë udhëtime në pjesën tjetër të Britanisë së Madhe, raporton The New York Times.

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha se ishte me shpresë se vendi do të vazhdonte përparimin e tij dhe do të hiqte më shumë kufizime deri në verë. Por ajo paralajmëroi se virusi ishte më infektues tani sesa kishte qenë në valët e hershme dhe, për këtë arsye, “Ne duhet t’i përmbahemi rregullave”, është shprehur ajo.

Në Uells, faltoret dhe dyqanet me pakicë u rihapën, ndërsa restorantet rifilluan shërbimin në natyrë.

Dasmat janë lejuar, vetëm në natyrë deri në 30 persona.

Me më shumë se 40 përqind e popullatës në Britani të Madhe kanë marrë dozën e tyre të parë dhe konsiderohet se rastet e reja po shënojnë rënie.