Reperët

Skivi bashkëpunon me shokët e Ledrit, cili do jetë reagimi i reperit Vula?

Dikur ishin pjesë e një grupi por më pas u ndanë.

Sot, Ledri Vula dhe Visar Shala i njohur për publikun me nofkën Skivi, nuk kanë asnjë raport mes vete, madje para disa vitesh treguan që  shihen si rivalë, shkruan Ballkani.info.

Duke qenë se Skivi ishte pjesë e Babastars dhe sot vepron si artist i lirë, ai është parë në studion e Big Bang Beats, te vëllai i Gjikos, aty ku Ledri është duke i realizuar këngët viteve të fundit.

Ka qenë miku i Skivit, Alberti, ai i cili në Instastory ka hedhur disa fotografi ku Skivi shihet nën shoqërinë e Gjikos dhe të vëllait të tij, madje në studion e tyre po realizon një këngë të re.

E si do reagojë Ledri në lidhje me këtë ‘tradhti’ të mikut të tij Gjikos, presim ta shohim./Ballkani.info/